Pas 419 testeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 241 raste të reja, numri më i lartë i rasteve të konfirmuara në një ditë që nga shfaqja e pandemisë.
Numri i viktimave nga koronavirusi arriti në 150. Në 24 orët e fundit gjashtë persona humbën jetën.
Rastet pozitive sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë nga: komuna e Prishtinës 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.
Rastet e reja e çuan në 6 mijë e 286 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 3 mijë e 369 raste, ndërsa 2 mijë e 762 mbeten raste aktive.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës bëri të ditur se aktualisht në klinikën Infektive dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 286 pacientë të sëmurë me COVID-19, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar në respiratorë ndërsa 32 të tjerë në makina për frymëmarrje.
Facebook Forum