Lidhje

Kosovë, 16 të vdekur dhe 258 raste të reja me COVID-19


Kosova shënoi ditën më të rëndë që nga shfaqja e pandemisë së COVID-19.

Autoritetet thanë se në 24 orët e fundit 16 veta humbën jetën duke e cuar në 212 numri i viktimave nga koornavirusi.

Brenda kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 258 raste të reja të të prekurve nga nga 480 të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se Prishtina me 53 veta ka numrin më të lartë të rasteve konfirmuara në 24 orët e fundit, ndërsa pasohet nga komuna e Pejës 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

Rastet e së enjtes e çuan në 8 mijë e 104 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 4 mijë e 463 raste, ndërsa 3 mijë e 429 mbeten raste aktive.

Që nga 1 korriku, në Kosovë janë regjistruar 158 vdekje si pasojë e infektimit me koronavirus.

Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi që sipas tyre spitalet e Kosovës po përballen me mbingarkim të kapaciteteve pasi që aktualisht Kosova ka rreth 700 shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.

Të martën qeveria e Kosovës miratoi një sërë masash përmes të cilave synohet frenimi i përhapjes së COVID-19. Masat kufizojnë lëvizjet e qytetarëve në disa qytete të vendit, lëvizjen e të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike si dhe grumbullimet e më shumë se pesë personave në një hapësirë.

Bashkësia Islame e Kosovës vendosi të pezullojë faljen e Bajramit dhe veprimtaritë tjera për dhjetë ditë për shkak të situatës me COVID-19.

Në një porosi drejtuar besimtarëve, kryetari i kësaj bashkësie, myftiu Naim Tërnava, bëri thirrje që të ruhet shëndeti i qytetarëve në kohën e krizës me koronavirus.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG