Lidhje

Kosovë: 11 të vdekur dhe 141 të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Autoritetet në Kosovë thanë se 11 veta humbën jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19. Kjo e çoi në 401 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 440 teste dhe janë konfirmuar 141 raste të reja të infektimeve.

Rastet e reja janë nga komuna e Prishtinës 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

Rastet e reja e çuan në 11 mijë e 416 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Po ashtu sipas institutit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824.

Të dielën autoritetet thanë se në mesin e të prekurve nga koronairusi është edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi i cili është vetizoluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG