Lidhje

Kosovë: 9 të vdekur dhe 467 raste të reja më COVID-19


Në Kosovë autoritetet shëndetësore konfirmuan 9 të vdekur në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit dhe 467 raste të reja të të infektuarve që paraqet numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19 që nga fillimi i vitit.

Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë thuhet se më rastet e fundit ka arritur në 69 mijë e 697 numri i të prekurve, ndërsa numri i atyre që kanë humbur jetën arriti në 1 mijë e 608.

Ndërsa 8 mijë e 26 raste janë aktive aktualisht. Numri më i madh u të prekurve është regjistruar në Prishtinë me 188 raste.

Instituti tha se raportimet e sotme paraqesin “numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim” dhe se “numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave”.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanit Perëndimor që nuk siguruar asnjë vaksinë kundër COVID-19 dhe se muaji që sapo filloi është paralajmëruar si periudhë kur mund të sigurohen vaksinat e para.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG