Lidhje

Kosovë: Një i vdekur e 110 raste të reja të të prekurve nga COVID-19


Një person ka humbur jetën nga pasojat e koronavirusit në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 110 raste të reja të të prekurve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 667 testime.

Autoritetet thanë se 80 për qind e rasteve të reja janë të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, cili është identifikuar për herë të parë në Indi. Ata po bëjnë thirrje për vaksinim masiv si rruga më e mirë për t'u përballur me virusin.

Deri tani numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka arritur në 155 mijë e 907, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna në 445 mijë e 650.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG