Lidhje

Kosovë, mbi një mijë të prekur nga COVID-19


Të enjten në Kosovë u regjistrua numri më i lartë i të prekurve nga COVID-19, gjatë këtij viti.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 9 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, në 24 orët e fundit.

Kosovë, mbi një mijë të prekur nga COVID-19. Qeveria merr masa
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Shkalla e më e lartë infektimeve është regjistruar tek personat nën 30 vjeç.

Në 12 ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 4 mijë e 285 raste të reja të të prekurve nga COVID-19 dhe 10 të vdekur nga pasojat e tij.

Mikrobiologu, Lul Raka, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se institucionet duhet të marrin masa siç janë rritja e kontrolleve për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të virusit.

Ky inspektim dhe kjo mbikëqyrje duhet të fuqizohet po ashtu në vazhdën e zbatimin e mbajtjes së maskës sepse mbajtja e maskës është ende në fuqi mirëpo nuk po zbatohet sidomos në objekte të mbyllura publike dhe në transportin publik. Këto janë disa nga pikat kryesore, e pastaj masa tjera kufizuese duhet të fokusohen kryesisht te personat e pavaksinuar sepse kjo valë jo vetëm në Kosovë por edhe krejt botën është kryesisht valë e të pa vaksinuarve, pjesa më e madhe që preken janë të pavaksinuar.”, tha ai

Zoti Raka tha se në valën e re të infektimeve po preken moshat e reja e që sipas tij është një element pozitiv.

Pjesa më e madhe të rasteve të identifikuara gati 50 për qind janë nën moshën 30 vjeçare do të thotë janë të rinj dhe pjesa më e madhe e tyre e përballojnë shumë më lehtë se sa popullata e shtyrë në moshë kjo ndoshta do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në dinamikën e hospitalizimeve mirëpo kjo mbetet të shihet në ditët në vijim. Ne prej fillimit kemi apeluar që të intensifikohet vaksinimi sepse me një numër më të madh të vaksinuarve shumë më lehtë do ta kishim menaxhuar por ditëve në vijim do të shohim a do të kemi rritje të hospitalizimeve dhe vdekjeve që është faktori kryesor që determinon masat parandaluese edhe rritja eventuale sigurisht që konform rritjes së tillë do të ketë masa kufizuese”, th ai.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, qeveria e Kosovës vendosi masa shtrënguese.

“Nga data 20 gusht 2021 deri me datën 10 shtator 2021 hyrja e ambienteve të klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen ahengje të ndryshme, grumbullimet, tubimet masive si festivale e koncerte të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona dhe organizimi i tyre aktiviteteve lejohet vetëm nëse klientët, pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e së paku një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin PCR- negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi që personi ka kaluar COVID-19 me test real-time PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të anti-trupave serologjikë IGG i lëshuar më së shumti para 30 ditëve dhe test të shpejt antigjen jo më i vjetër se 48 orë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe bartja e saj gjatë gjithë kohës është e detyrueshme.

Auttoritetet po bëjnë thirrje për vaksinim në masë. Deri sot 183 mijë persona janë vaksinuar me dy doza.

XS
SM
MD
LG