Lidhje

Kosovë: 12 të vdekur dhe 728 raste të reja më COVID-19, mbyllet vendi për fundjavë


Kosova shënoi të premten rekord të ri të të prekurve nga koronavirusi brenda një dite, duke bërë që autoritetet të ashpërsojnë masat parandaluese.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike tregojnë se nga një mijë e 827 teste të kryera, 728 persona janë konfirmuar si të infektuar.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes së personave të infektuar.

Rastet e reja e çuan në 22 mijë e 934 numrin e të prekurve dhe ne 723 numrin e viktimave.

Nga rastet e reja 316 janë nga Prishtina e cila vazhdon të prijë me numrin e të infektuarve.

Qeveria e Kosovës vendosi ashpërsimin e masave për të frenuar zgjerimin e infektimeve. Nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste.

Përgjatë kësaj kohe do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe baret e restorantet në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas vendimit të qeverisë gjatë fundjavës do të punojnë dyqanet e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e benzinës.

Ministria e Shëndetësisë vendosi po ashtu ndalimin e hyrje daljeve të qytetarëve dhe makinave private prej orës 20:00 të së premtes deri në orën 05:00 të së hënës për shtatë komuna të Kosovës: Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilani, Obiliq , Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG