Lidhje

Programi i reformave ekonomike në Kosovë


Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të tregojnë vullnet të fortë politik në zbatimin e reformave ekonomike si një mundësi për t’u afruar drejt integrimeve evropiane.

Programi i reformave ekonomike në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Ajo i bëri këto komente gjatë fillimit të programit të reformave ekonomike 2020-2022 nga ministria e Financave e qeverisë së Kosovës, refroma këto që kanë për qëllim përafrimin e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian.

Zonja Apostolova tha se zbatimi i programit të reformave ekonomike do të mundësojë përmirësimin e tregut të Kosovës për bizneset, të cilat sipas saj në shumë fusha të ekonomisë përballen me konkurencë jo të drejtë.

“Ekonomia joformale përfaqëson rreth një të tretën e Bruto Prodhimit Vendor, kjo çon në konkurencë të pa drejtë dhe zvogëlon sigurinë dhe vendet e punës. Strategjia që është zhvilluar përfshinë në mënyrë specifike masat e domosdoshme që do të ndihmojë në zvogëlimin e ekonomisë joformale dhe i hap rrugë një mjedisi për biznes të drejtë”,tha ajo duke nënvizuar se zbatimi i reformave hap rrugë zhvillimit më të lartë ekonomik të Kosovës.

“Zbatimi i masave që janë të përfshira në Programin e reformave ekonomike nuk kërkojnë vetëm afate dhe përpjekje të nivelit teknik por gjithashtu edhe vullnet të fortë politik. Nga ju pritet që të zbatoni reformat e domosdoshme që stimulojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të krijuar vende pune më të mira për qytetarët”, tha ajo.

Zonja Apostolova thotë se niveli i ultë i aktiviteteve, papunësia dhe margjinalizimi i grave në sektorin e punës janë disa nga sfidat më të mëdha në Kosovë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza njëherësh bashkërendues kombëtar për Programin për Reforma në Ekonomi, tha se Kosova duhet të vendosë si përparësi adresimin e barrierave ekonomike që dalin nga të gjeturat e Komisioni Evropian. Ai numëron disa nga këto sfida me të cilat përballet ekonomia e Kosovës.

“Aktivizimi ekonomik dhe punësimi sidomos të femrat dhe të rinjtë si dhe ndërlidhja në mes të arsimit dhe tregut të punës, formalizimi i ekonomisë dhe shfrytëzimi i potencialit të burimeve të ripërtrishme, kursimeve të energjisë dhe hapja e plotë e tregut të energjisë”,tha zoti Hamza.

Zoti Hamza tha se qeveria është duke bërë përpjekje që të shtyjë reformat ekonomike që do të mundësonin përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja.

Kosova vazhdon të ketë rritje të lartë ekonomike nëpër vite, por ekspertët thonë se kjo rritje nuk po përkthehet në krijimin e vendeve të reja të punës, që mbetet me shifra të larta të papunësisë.

Banka Botërore thotë se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2019 pritet të rritet me 4.4 për qind e nxitur kryesisht nga investimet publike dhe private, por, sfidë mbetet hyrja e madhe e të rinjve në tregun e punës dhe shpenzimet e larta publike që nuk do të jenë të mjaftueshme për të ulur ndjeshëm papunësinë e lartë kronike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG