Lidhje

Hapet fushata zyrtare për zgjedhjet parlamentare në Kosovë


Pamje nga zgjedhjet e vitit 2017

Të mërkurën partitë politike në Kosovë hapën edhe zyrtarisht fushatën dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ndonëse fushata në terren ka filluar që para shpalljes së këtyre zgjedhjeve muajin e kaluar.

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Gjithsej 25 subjekte politike nga të cilat 20 parti dhe katër koalicione do të konkurrojnë me rreth 1070 kandidatë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës, ndërsa janë të regjistruar mbi një milion e 900 mijë votues me të drejtë vote.

Që nga shpallja e zgjedhjeve, krahas përgatitjeve teknike, kanë filluar edhe thirrjet për një proces të lirë e demokratik dhe shmangien e parregullsive.

Bashkimi Evropian tashmë ka filluar vendosjen e një misioni prej rreh 100 vëzhguesve për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa për vëzhgimin e tyre janë zotuar edhe diplomatët euro perëndimorë të akredituar në Prishtinë.

Policia e Kosovës dhe mekanizmat tjerë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor thonë se janë duke bashkërenduar planet e përbashkëta të veprimit për të siguruar një mjedis të qetë në ditën e zgjedhjeve.

“Kërkojmë nga të gjithë bashkëpunim dhe të ketë raportim të rasteve eventuale që mund të paraqiten si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Policia është e gatshme t’u përgjigjet gjitha situatave dhe e gatshme që të bashkëpunoj me gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor”, tha Afrim Ahmeti, drejtor i operacioneve në policinë e Kosovës.

Prokurorja Laura Pula, bashkërenduese kombëtare për zgjedhjet, tha se prokuroria e shtetit është e gatshme që edhe kësaj radhe të mbrojë të drejtën e votës.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në mënyrë permanente të paraqesin çdo rast apo informatë të cilat kanë të bëjnë me çështjen e manipulimit të votës ngase prokurori i shtetit si gjithnjë, ka krijuar praktikë tani të mirë të mbrojtjes së votës së qytetarëve, prandaj ne jemi këtu që dhe në këtë moment kemi rolin kryesor të mbrojtjes së votës së lirë të qytetarëve”, tha zonja Pula.

Katër subjekte politike ndërkaq nga radhët e komunitetit serb janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë serbët janë të ndarë. Një pjesë e mbledhur rreth Listës serbe, ka përkrahjen e Beogradit zyrtar ndërsa pjesa tjetër akuzon Serbinë për manipulim me qytetarët serb që jetojnë në Kosovë. Për herë të parë në këto zgjedhje, Nenad Rashiç që është bartës i listës së koalicionit Liria, po kandidon për pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Zgjedhjet e 6 tetorit po përshkohen edhe me thirrjet e organizatave vendase e ndërkombëtare që qytetarët e Kosovës të mos i votojnë kandidatët e partive politike që janë të akuzuar apo dyshuar për korrupsionin.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre.

Partitë politike në Kosovë kanë shprehur zotimin për ripërtëritjen e bisedimeve, por secila me mendime të ndryshme lidhur me mënyrën e vazhdimit të tyre, që nga mbajtja në fuqi e tarifave e deri te zëvendësimi i kësja mase me sic thuhet, reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG