Lidhje

Kosovë: Vëzhguesit e BE-së thirrje për mbarëvajtje të zgjedhjeve

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, vëzhguesit e Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit thanë të premten se koha e shkurtër për mbajtjen e këtyre zgjedhje do të jetë sfiduese ndërsa u bënë thirrje partive politike për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe pa ndërhyrje apo nxitje të dhunës. Më shumë se 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian pritet të marrin pjesë në të gjithë procesin zgjedhor krahas atyre vendor që përbëhet nga një koalicion i Organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, të cilët vlerësuan se fushata deri tash ishte e qetë, por me mungesë transparence rreth financave të partive politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG