Lidhje

Lirohen dy të arrestuarit për planifikim sulmi në Gjermani


Treg krishtlindjesh në Gjermani
Treg krishtlindjesh në Gjermani

Policia gjermane tha se janë liruar në mungesë provash dy vëllezër të lindur në Kosovë, që ishin arrestuar të premten nën dyshimet për përgatitje të një sulmi në një qendër tregrare

Policia në qytetin perëndimor gjerman, Essen, tha në një komunikatë se “pasi që u përcaktua se nuk ekzistojnë të gjetura të rëndësishme kundër dy personave dhe se nuk ka rrezik konkret, ata janë liruar nga arresti policor, sot pasdite”.

Të dy ishin arrestuar në bazë të një informacioni nga shërbimet e zbulimit që dyshonin se po planifikonin një sulm në qendrën tregtare Centro, në qytetin gjerman, Oberhausen.

Centro është një nga qendrat më të mëdha tregtare në Gjermani e hapur 20 vjet më parë dhe e cila ka më shumë se 250 dyqane.

Arrestimi i tyre ndodhi pak ditë pas sulmit në e së hënës në Berlin që la pas vetes 12 të vrarë.

I dyshuari kryesor për atë sulm, tuniziani, Anis Amri, u vra të premten në orët e hershme të mëngjesit në një paralagje të Mlanos në Itali.

Arrestim i dy vëllëzërve që ndodhi në një periudhë tensionesh në Gjermani ringjalli kujtimet e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë në mars të vitit 2011 nga Arid Uka, qytetar me prejardhje nga Kosova. Në shkurt të vitit 2012 një Gjykatë në Frankfurt e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG