Lidhje

Kosova ndërton autostradën drejt Maqedonisë


Qeveria e Kosovës arriti marrëveshje me kompaninë Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit. Marrëveshja mbështetet nga ambasada amerikane.

Ambasada amerikane në Prishtinë përshëndeti sot arritjen e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikano turke, Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, që e lidhë Kosovën më Shkupin.

Të hënën qeveria e Kosovës autorizoi ministrinë e infrastrukturës që të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e kësaj autostrade, çmimi i së cilës pritet të jetë rreth 600 milion euro.

Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se “Bechtel është ndër ndërmarrjet më të suksesshme amerikane që veprojnë në rajon dhe shquhet për ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe shumë cilësore me standardet më të larta inxhinierike”.

Në njoftim thuhet se ajo “do t’i shërbejë rritjes së tregtisë dhe turizmit në Kosovë dhe do të sjellë mundësi të reja ekonomike për rajonin”.

Kompania Bechtel & Enka kishte ndërtuar autostradën Durrës Kukës që lidhë Shqipërinë me Kosovës si dhe pjesën e kësaj autostrade që lidhë Prishtinën me Shqipërinë.

Ndërtimet janë përcjellë me shumë debate lidhur me çmimin e ndërtimit të autostradës në mes të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG