Lidhje

Gjashtë të plagosur në një incident në kufirin Kosovë – Serbi


Sipas policisë serbe dhe asaj të Kosovës, të gjashtët ishin duke prerë dru në kohën kur ka ndodhur incidenti.

Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë thanë se gjashtë shqiptarë të Kosovës janë plagosur në një incident me armë zjarri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në afërsi të komunës së Podujevës, rreth 40 kilometra në veri të Prishtinës.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në fshatin Mirofc të komunës së Podujevës dhe sipas xhandarmërisë serbe, ka shtënë me armë zjarri mbi njësitë e saj derisa po prisnin dru të mënyrë të paligjshme Brenda territorit të Serbisë.

Në Kosovë policia konfirmoi incidentin që ka ndodhur derisa shqiptarët po prisnin dru, por nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth incidentit që po hetohet.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spitalet e Prishtinës.
Incidenti ndodhi në një periudhë të shtimit të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG