Lidhje

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në një shtëpi të braktisur në Lagjen e Boshnjakëve

Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe, ka ndodhur një shpërthim në mëngjesin e së premtes.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në një shtëpi të braktisur në Lagjen e Boshnjakëve, një zonë e banuar me popullatë të përzier në veri.

Shpërthim ka shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Policia tha se po kryen hetimet rreth këtij incidenti, por është herët të thuhet çfarëdo për motivet apo autorët e mundshëm të tij.

Shpërthimi ndodhi një ditë pasi persona të panjohur vranë në një pritë në afërsi të Zveçanit në veri, një pjesëtar të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Autoritetet thanë se janë vënë në përpjekje për të ndriçuar vrasjen që ndodhi në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku ende nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG