Lidhje

Jep dorëheqje shefi i agjencisë së zbulimit në Kosovë


Shefi i deritashëm i Agjencisë së Zbulimit në Kosovë, Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje.

Në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ai kërkon siç thuhet, "lirimin nga detyra e drejtorit", duke theksuar se pas shtatë vjetësh është koha për të hapur "një kapitull të ri" me familjen.

Letra është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Zbulimit dhe nuk jepen më shumë hollësi rreth dorëheqjes se zotit Selimaj që drejtonte agjencinë që nga muaji shkurt i vitit 2015.

Mediet lokale shkruajnë se arsyeja e dorëheqjes mund të ishte "mungesa e informacioneve paralajmëruese për zhvillimet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe".

XS
SM
MD
LG