Lidhje

Kosovë, kërcënohet kryeredaktorja e Zërit, Xharra


Në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve, u bëri thirrje organeve të rendit që të hetojnë dhe ndriçojnë sa më parë njoftimet për kërcënime ndaj kryeredaktores së gazetës së përditshme "Zëri", Arbana Xharra.

Kjo shoqatë shkruan se "e ka pritur me shqetësim lajmin se kolegia Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të panjohur i kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës".

Policia nuk ka bërë ndonjë koment ndaj këtyre njoftimeve, ndërsa zonja Xharra, i tha Zërit të Amerikës se "është kërcënuar përmes një mesazhi që i është lënë në hyrjen e objektit ku banon dhe në vend parkimin e veturës së saj. Në këto dy vende, sipas saj, është vizatuar nga një kryq me ngjyrë të kuqe".

Ajo tha se e ka paraqitur rastin në policinë e Kosovës dhe po pret veprimet e saj. Zonja Xharra tha se në Kosovë nuk është lehtë të flasësh lirshëm.

Ka kohë që merrem me radikalizëm fetar dhe me ndikimin e agjendës së (presidentit turk Recep Tayyip) Erdoganit në Kosovë dhe Maqedoni. Kohëve të fundit më janë bërë shumë linçime si këtu edhe në Maqedoni. Ndërkohë kam pasur një fushatë anti meje edhe nga individë të Vetëvendosjes. Përmes portalit të tyre satirik, jam linçuar për disa ditë me radhë. Pra, është krijuar një ambient jo i lehtë për të folur lirshëm. Por unë nuk i drejtoj askujt gishtin derisa policia të përfundojë punën e saj”, tha Xharra.

Ajo thotë se edhe në të kaluarën është përballur me kërcënime, por kjo "është hera e parë që kanë shkuar kaq larg, nuk e kam besuar se mund të më vije deri tek dera e shtëpisë. Ditët e fundit kanë qenë terrorizuese. Lajmi i rremë se daja im është i lidhur me Serbi, fushata linçuese si islamofobe etj. Normalisht që jemi njerëz dhe kam dronë e fëmijëve. Por unë do vazhdoj me hulumtimet dhe punën ashtu siç kam bere deri me tani”.

Dy vjet më parë kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, ishte fituese e Çmimit prestigjioz Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG