Lidhje

Kosovë, dënohet sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri

  • Leonat Shehu

Shoqatat e Gazetarëve, përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare e dënuan të enjten gjerësisht sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, drejtor i gazetës në internet Insajderi.

Ai u sulmua të mërkurën në Prishtinë nga persona ta panjohur afër banesës së tij dhe më pas u trajtua me lëndime të lehta në spitalet e Prishtinës.

Policia ka hapur hetimet, por nuk ka dhënë hollësi rreth autorëve, apo motiveve të mundshme të sulmit.

Gazeta në internet “Insajderi”, trajton shpesh çështje që lidhen me korrupsionin. Gazetari Olluri, tha të enjten se pavarësisht sulmit ai do të vazhdojë punën për “luftimin e së keqes”.

Gazetarët në Kosovë thanë se sulmet e tilla dëmtojnë në themel lirinë e shprehjes dhe të medias dhe bën thirrje për ndriçimin sa më të shpejtë të tij dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë regjistruar dhjetëra raste të sulmeve e kërcënimeve ndaj punonjësve të medias.

Raporti më i fundit i organizatës ndërkombëtare, Freedom House e radhiti Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG