Lidhje

Kosovë: Sulmohet gazetari Vehbi Kajtazi


Kryeredaktori i gazetës në internet “Insajderi”, Vehbi Kajtzai, është sulmuar fizikisht sot gjatë ditës në qendër të Prishtinës.

Rastin e konfirmoi për Zërin e Amerikës, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se ekipet policore po merren me rastin, por nuk u dhanë më shumë hollësi rreth ngjarjes.

Sulmi nxiti reagime të shumta. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi sulmin dukë bërë thirrje për ndriçimin sa më të shpejtë të tij.

AGK do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi në këtë situatë të rëndë për të. Sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë”, thuhet në reagim.

Sulmin e dënoi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në kohën kur kishte ndodhur ishte në mbledhje të qeverisë. “Derisa jemi në mbledhje e kemi marrë një lajm për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi. Ne e dënojmë një akt të tillë, jo veç ndaj gazetarit Kajtazi, por mbi çdo gazetar”, tha kryeministri Haradinaj.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është shprehur i shqetësuar me sulmin duke kërkuar hetime të shpejta dhe vënien para drejtësisë "të dhunuesve të fjalës së lirë dhe atyre që sulmojnë gazetarët pavarësisht cilit medium i takojnë”.

“Nuk është hera e parë që kërcënohet, por dhe sulmohet gazetari Kajtazi në ndërkohë që sulmuesit mbetën të pazbuluar e që i inkurajojnë mbase të njëjtit sulmues të vazhdojnë me kërcënime dhe sulme ngase, të pazbuluar po mbesin edhe të padënuar”, thuhet në reagimin e këshillit i cili kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos paragjykohet as motivi e as autori i mundshëm i këtij sulmi.

Shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë regjistruar dhjetëra raste të sulmeve e kërcënimeve ndaj punonjësve të medias.

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare, Freedom House e radhitë Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG