Lidhje

KFOR: Shkojnë ukrainasit – shtohen hungarezët


Ukraina ka vendosur tërheqjen e trupave nga misionet paqeruajtëse për shkak të krizës në lindje të saj.

Ukraina do të tërheqë deri në fund të muajit gusht 103 ushtarë të saj që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë.

Ky veprim është pjesë e vendimit për tërheqjen e ushtarëve por edhe helikopterëve nga misionet paqeruajtëse nëpër botë për shkak të krizës në lindje të Ukrainës. Tashmë 65 nga 168 ushtarët ukrainas janë larguar nga Kosova.

Largimi i trupave ukrainase është konfirmuar edhe nga forcat e NATO-s në Prishtinë. Në një njoftim të KFOR-it thuhet se gjatë muajve të fundit forcat paqeruajtëse janë përfshirë në planin për t'u dhënë të njësive të saj manovruese një sjellje më dinamike dhe në këtë fazë është përfshirë edhe zgjerimi i kontingjentit hungarez në fillim të muajit gusht me një njësi shtesë.

Vendosja e kompanisë hungareze kompenson shkurtimin e pjesshëm të njësive të Ukrainës, në fund të gushtit të këtij viti. Shkurtimi i njësive ukrainase nuk do të ndikojë në misionin e KFOR-it, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG