Lidhje

Zgjedhjet lokale në Kosovë – me 17 tetor


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e këtij viti, datë të zgjedhjeve për pushtetin komunal. Vendimi pasoi këshillimet e fillimit të këtij muaji me partitë politike.

Vendimi për datën e zgjedhjeve lokale u mor një ditë pasi që presidentja Osmani shkarkoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke nxitur shumë reagime në vend.

Zgjedhjet lokale në Kosovë – me 17 tetor
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Shkarkimi i zonjës Daka pasoi pakënaqësitë e shfaqura nga lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte edhe një nismë politike e presidentes Osmani, ndaj punës së zonjës Daka.

Në vendimin e presidentes Osmani thuhet mes tjerash se “Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit te zgjedhjeve te parakohshme te 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.

Zonja Daka tha të martën se vendimi i presidentes Osmani është jo kushtetues dhe se ajo do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar atë.

“Të akuzohem për mos punë dhe për vendime kolegjiale të cilat janë marrë nga të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të ndëshkohem vetëm pse kam zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin është absurditet i llojit të vet dhe sipas të gjitha gjasave vendim i porositur”, tha ajo.

Zonja Daka drejtonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga viti 2010.

Shkarkimi i saj u kundërshtua nga partitë opozitare dhe një grup organizatash joqeveritare të cilat thanë se vendimi është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG