Lidhje

Zbulohen trupa viktimash në Rashkë të Serbisë


Kërkimet në atë zonë pasuan pohimet e autoriteteve serbe se mund të kenë zbuluar një varrezë ku mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës

Ekspertët vendas dhe evropian të mjekësisë ligjore, thanë se janë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të luftës në Kosovë, gjatë gërmimeve në një varrezë të dyshuar në qytetin e Rashkës në jugperëndim të Serbisë, jo fort larg kufirit me Kosovën.

Zbulohen trupa viktimash ne Rashke
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00


Gërmimet filluan të martën më dhjetë dhjetor. Udhëheqësi i ekipit eksperteve të

Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, paralajmëroi se do të vazhdojnë kërkimet në atë zonë ku besohet se nën themelet e një godine ka ende trupa të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në atë zonë edhe më herët ishin bërë gërmime, por pa rezultate duke u bazuar në pohimet e autoriteteve serbe të drejtësisë të cilët tre vjet më parë thanë se mund të kenë zbuluar një varrezë masive ku besohet se mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998 - 1999 në Kosovë.

Edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë mbetet i panjohur fati i mbi 1 mijë e 700 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur.

Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnice afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG