Lidhje

Familjarët marrin trupat e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë


Autoritetet u dorëzuan familjarëve të tyre dhjetëra trupa të të afërmeve të tyre të vrarë 15 vjet më parë nga forcat serbe në Kosovë

Në Kosovë, autoritetet u kthyen të hënën familjarëve, trupat e 27 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Të gjitha ata ishin vrarë në komunën e Suharekës në Kosovën jugore nga forcat serbe më 26 mars të vitit 1999, dy ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Gjithsej 48 pjesëtarë të një familjeje ishin vrarë atë ditë Suharekë.

Trupat e tyre më pas ishin dërguar në Prizren për t’u varrosur në dy fshatra të kësaj komune dhe më pas ishin zhvarrosur për t’u dërguar në Serbi në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive.

Ata pritet të rivarrosen të mërkurën në përvjetorin e pesëmbëdhjetë të vrasjes së tyre.

Ta martën, autoritetet pritet të dorëzojnë edhe trupat e 19 civilëve të vrarë më 26 mars të vitit 1999 në fshatin Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit.

Ata ishin në mesin e mbi 100 shqiptarëve të vrarë, trupat e të cilave ishin fshehur nga forcat serbe.

Vrasjet ne Suharekë dhe në Krushë të Vogël radhiten në mesin e masakrave më të rënda të pranverës së vitit 1999. Vetëm më 26 mars të atij viti në këto dy vende si dhe në disa fshatra ta tjera janë vrarë gati 700 civilë shqiptarë.

Edhe pesëmbëdhjetë pas përfundimit të luftës ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 700 vetave, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG