Lidhje

Parlamenti i Kosovës ratifikon marrëveshjen financiare me BE-në


Parlamenti i Kosovës ratifikoi të mërkurën marrëveshjen financiare me Bashkimin Evropian, të njohur si IPA (Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësim) 2016 në vlerë prej rreth 70 milionë eurosh.

Këto fonde pritet të përdoren në përafrimin e legjislacionit së Kosovës me Bashkimin Evropian në të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.

Marrëveshja u votua nga të gjitha partitë politike në parlamentin e Kosovës. Çështja e votimit ishte bërë temë debati në parlament, pas paralajmërimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk do ta votojë atë nëse kryeministri Ramush Haradinaj nuk merr pjesë në debat parlamentar për programin qeverisë. Miratimi i marrëveshjes kërkoi dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Marrëveshja financiare ka për qëllim reformimin e disa sektorëve të rëndësishëm në Kosovë që janë edhe kusht për integrime evropiane. Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon në proceset integruese evropiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG