Lidhje

Presidenti i Kosovës zgjidhet të premten


A woman releases birds outside the Royal Palace in Phnom Penh, Cambodia during Vesak Bochea Day to honor the birth, enlightenment and death of Buddha.
A woman releases birds outside the Royal Palace in Phnom Penh, Cambodia during Vesak Bochea Day to honor the birth, enlightenment and death of Buddha.

Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës, vendosi që të premten të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në mbledhjen e kryesisë që vazhdoi pas ndërprerjes së saj nga gazi lotsjellës i hedhur nga partitë opozitare, u tha se kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Vendimi u mor pak kohë pasi që përfaqësuesit e partive opozitare hodhën gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së parlamentit.

Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Partitë opozitare kundërshtojnë zgjedhjen e presidentit ndërsa kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Që nga e marta ata kanë ngritur tenda në sheshin përballë qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të provojnë me çdo mënyrë të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike Hashim Thaçi në postin ne presidentit. Ata thonë se zgjedhja e presidentit në këtë mënyrë është jo legjitime.

Zgjedhja e presidentit sipas kushtetutës kërkon duhet të ndodhë deri më 7 mars, një muaj para skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga. Sipas kushtetutës, të paktën dy kandidatë dhe për të mund të konkurrojë çdo qytetar i Kosovës i moshës mbi 35 vjeç dhe që siguron nënshkrimet e 30 deputetëve. Një deputet mund të nënshkruaje vetëm për një kandidat. Kushtetuta parasheh tri mundësi votimi të njëpasnjëshme. Në dy të parat fituesit i duhen 80 vota përkatësisht dy të tretat e votave të 120 deputetëve. Në raundin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, përkatësisht me 61 vota.

Përveç partive opozitare edhe disa deputetë të partive në pushtet e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Thaçi për president dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e seancës për të pamundësuar kuorumin e kërkuar për zgjedhjen e presidentit.

Një çështje që ka nxitur debate është pikërisht edhe numri i deputetëve që duhet të jenë në seancë, nëse mjaftojnë 80 të pranishëm apo kërkohet prania e të gjithë deputetëve. Kushtetuta nuk ka paraparë hollësi rreth procedurës, ndërsa Gjykata Kushtetuese kishte theksuar në vendimin lidhur me zhvleftësimin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit pesë vjet më parë se të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancën e votimit përveç atyre që mund të kenë marrë leje nga kryetari i Parlamentit me arsyetim për mungesën e tyre.

XS
SM
MD
LG