Lidhje

Hapet fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë


Rreth 30 subjekte politike me rreth 1 mijë e 300 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohëshme të tetë qershorit

Që në mesnatë partitë politike në Kosovë hapën edhe zyrtarisht fushatën dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetë qershorit, ndonëse fushata në terren ka filluar që me shpalljen e këtyre zgjedhjeve në fillim të këtij muaji.
Kosovë, fillon fushata
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00


Rreth 30 subjekte politike me gjithsej 1 mijë e 235 kandidatë do të konkurrojnë për parlamentin 120 vendësh të Kosovës, ndërsa mbi një milion e 700 mijë votues kanë të drejtë vote.

Që nga shpallja e zgjedhjeve, krahas përgatitjeve teknike, kanë filluar edhe thirrjet për një proces të lirë e demokratik dhe shmangien e parregullsive që kishin përshkuar zgjedhjet paraprake parlamentare të vitit 2010.

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur një mision prej rreh 100 vëzhguesve për zgjedhjet e tetë tetorit, ndërsa për vëzhgimin e tyre janë zotuar edhe diplomatët euro perëndimorë të akredituar në Prishtinë.

Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe forcat paqeruajtëse thanë se kanë hartuar plan të përbashkët veprimi për të siguruar një mjedis të qetë në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Por, kryetarët e komunave veriore thanë sot se kanë vendosur të ngrijnë veprimtaritë e tyre zgjedhore për shkak të pakënaqësisë së tyre me fletëvotimet në të cilat do të jenë të vendosura simbolet e shtetit të Kosovës, të cilin ata refuzojnë ta njohin. Ata ngulin këmbë që fletëvotimet të kenë vetëm logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ata paralajmëruan rishqyrtim të qëndrimit të tyre kundrejt zgjedhjeve parlamentare, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i përfillë kërkesat e tyre.

Pesë subjekte politike nga radhët e komunitetit serb janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, me gjithë pakënaqësinë e tyre me mosmiratimin e kërkesës për një përfaqësim më të gjerë në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës.

Sido qoftë, fushata tashmë ka filluar me tubime të partive politike që kësaj radhe janë përqendruar më shumë në çështje ekonomike sesa në ato politike siç kishte ndodhur në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG