Në Kosovë, autoritetet thanë se tre persona të paraburgosur, janë arratisur nga spitali i Prishtinës, ku po trajtoheshin nën përkujdesjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Të tre ata janë pjesë e grupit prej 15 vetash të akuzuar nën dyshimet për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve dhe vrasje, të cilat pretendohet se mund të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt në vitin 1998.
Në mesin e të akuzuarve janë ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i njohur me emrin e luftës Sulltani, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë dhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ish komandant i zonës së parë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyrtarët e burgjeve thanë se të arratisurit janë Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari dhe se ky veprim mund të jetë bërë për shkak të mospajtimit të tyre me vendimin e një gjykatësi të EULEX-it për transferimin e tyre në Qendrën e Paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe.
Zyrtarët e EULEX-it thanë se vendimi kishte të bënte vetëm me ditët kur do të zhvillohej procesi gjyqësor kundër tyre në Gjykatën Themelore që ndodhet në veriun e Mitrovicës në përgjegjësinë e së cilës bie edhe rajonin ku dyshohet se mund të jenë kryer krimet që u vihen në barrë të pandehurve.
Ndërkaq, avokatët dhe familjarët e Sami Lushtakut thanë se ai nuk është arratisur por në mjediset e spitaleve të Prishtinës është duke negociuar mundësinë që të mos bëhet transferimi në veriun e Mitrovicës dhe që procesi gjyqësor që pritet të fillojë më 22 maj të mbahet në Prishtinë.
Një negocim i tillë që sipas avokatëve do të vazhdojë edhe sot, nuk është konfirmuar e as komentuar nga zyrtarët e EULEX-it.
Vendimi për transferim në veri ka nxitur reagime organizatave të dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se vendimi për transferim në veri të Mitrovicës ishte i padrejtë dhe dëshmi e siç thuhet zbatimit të standardeve të dyfishta nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Kohë më parë dy pjesëtarëve të komunitetit serb u ishte mundësuar transferimi në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, për shkak të shqetësimeve që kishin ngritur ata lidhur me sigurinë e tyre në burgun e Prishtinës.