Policia e Kosovës tha të premten në mbrëmje se nuk ka informacione për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për ndonjë sulm terrorist ndaj institucioneve, qytetarëve të Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë.
Komentet e policisë pasuan shkrimet e medieve lokale në Kosovë për mundësinë që siç thuhet, institucionet e Kosovës mund të jetë cak i një sulmi terrorist të kryer nga radikalët islamikë të organizatës “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit”. (ISIS)
Në një njoftim të policisë thuhet se “në bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, që bën thirrje për marshim drejt Bagdadit, por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit”.
Policia thotë se pas këtyre zhvillimeve shumë vende, shtetas të të cilëve marrin pjesë në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën ISIS, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit.
“Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm. Megjithatë Policia e Kosovës deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë. Prandaj vlerësojmë se nuk ka nevojë për shqetësim”, thuhet në njoftimin e policisë e cila i siguron qytetarët se në pajtim me zhvillimet apo shqetësimet për sigurinë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Grupe qytetarësh nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në Siri për të luftuar, ndërsa askush nuk ka numra të saktë të tyre.
Parlamenti i Kosovës miratoi në parim një projektligj që ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës që të përfshihen në luftërat jashtë vendit. Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmanget çdo mundësi e përfshirjes në luftën e Sirisë dhe konfliktin aktual në Irak.