Lidhje

Kosovë, gjendet trupi i pajetë i njërit prej policëve të zhdukur


Autoritetet në Kosovë thanë se është gjetur trupi i pajetë i njërit prej dy pjesëtarëve të policisë që llogariteshin të zhdukur që nga mbrëmja e 28 prillit. Autoritetet thanë se trupi i policit u gjet të enjten rreth pesë kilometra larg vendit të aksidentit.

Më 28 prill, dy policë po udhëtonin me një makinë zyrtare në rrugën që lidhë dy komunat juglindore të Kosovës, Kaçanikun me Hanin e Elezit, rreth 60 kilometra larg Prishtinës. Makina ishte rrokullisur për shkaqe ende të panjohura duke rënë në lumin Lepenc që përshkon zonën.

Që nga ajo natë, njësitë e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policisë, Agjencisë së Kosovës për Emergjenca ishin përfshirë në operacionin e kërkimit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu dhimbjen për këtë aksident ndërsa falënderoi agjencitë e përfshira në operacionin që po vazhdon në kërkim të policit të dytë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG