Lidhje

Operacion arrestimesh për korrupsion në Prishtinë


Policia e Kosovës tha se ka arrestuar 23 persona në kuadër të një operacioni nën dyshimin për përfshirjen e tyre ne veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Sipas policisë, dyshohet se të arrestuarit “u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme, pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit, nga 400 – 1000 euro.

Nga ta 16 janë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa në mesin e të tjerëve ka mjekë, psikolog dhe pronar të autoshkollave. Të gjithëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar prova materiale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG