Lidhje

Mustafa: Qeverinë deri në fund të javës - ose pajtohemi që s'ka marrëveshje


Kosovo/Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri thirrje të martën lëvizjes Vetëvendosje që të vazhdojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re brenda javës duke theksuar se oferta e tyre e fundit është zgjidhja më e mirë.

Kjo parti u mblodh të martën për të diskutuar situatën e krijuar pas mandatimit te kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e qeverisë.

Pas mbledhjes u tha se LDK-ja edhe njëherë shprehë vullnetin për "një marrëveshje politike të balancuar" me lëvizjen Vetëvendosje që do të pasqyronte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues i LDK-së e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, duke e ftuar lëvizjen Vetëvendosje që si parti e parë të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kosovë, LDK kërkon që oferta e saj të jetë pjesë e marrëveshjes me Vetëvendosjen
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se marrëveshja me Vetëvendosjen duhet të nxjerr në pah një qeveri në përputhje me besimin e qytetarëve.

Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është propozim shumë i balancuar dhe këtë mendojmë se Vetëvendosja duhet të trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi, të bisedojmë mirëpo që ajo ulje të ketë përfundim sa më të shpejt, mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet, prandaj këtu mbetemi në këto pozita por gjithsesi me vullnet që të përfundojmë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve dhe e cila vlerëson peshën dhe politikat e saj”, tha zoti Mustafa.

Herën e fundit Lidhja Demokratike kërkoi që të ketë kryetarin e parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i parlamentit do t’i kalojë lëvizjes Vetëvendosje. Por, lëvizja Vetëvendosje tha se posti i kryetarit të parlamentit është tashmë çështje e kryer. Më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, në atë post u zgjodh edhe me votat e LDK-së, Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje

Të hënën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dërgoi në parlament dekretin me të cilin kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, mandatohet për formimin e qeverisë së re dhe nga dje ka filluar të rrjedhë afati prej 15 ditësh dhe gjatë kësaj kohe zoti Kurti duhet të sigurojë miratimin e qeverisë së tij në parlament. Nëse kjo dështon atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodhë, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG