Lidhje

Shqetësim në Kosovë për shkallën e lartë të ndotjes


Shqetësim në Kosovë për shkallën e ndotjes
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00
Qindra qytetarë më maska të bardha protestuan sot në qendër të Prishtinës duke kërkuar veprime të shpejta të autoriteteve për të përmirësuar gjendjen në kryeqytet ku ndotja e ajrit ditëve të fundit ka arritur përmasa shqetësuese.
Shqetësim në Kosovë për shkallën e ndotjes
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00
Sipas matjeve të përditshme për cilësinë e ajrit në kryeqytet del se ditëve të fundit ka pasur rritje të grimcave të pluhurit disa herë më shumë sesa masa e lejuar. Prishtina ka lënë prapa shumë qytete të botës që shquhen për shkallën e lartë të ndotjes së mjedisit.
Organizatorët e protestës u bënë thirrje autoriteteve që sa më shpejt të ndërhyjnë për të ulur shkallën e ndotjes.
“Nuk duam më t'ju dëgjojmë duke folur. Ju kemi dëgjuar qe 17 vjet. Tash duam ajër, ajër të pastër”, u shpreh Vullnet Krasniqi.
Në përpjekje për të përmirësuar gjendjen autoritetet filluan zbatimin e disa vendimeve, përfshirë ndalimin e lëvizjës së makinave në një pjesë të rrugëve qendrore të Prishtinës, përveç makinave zyrtare dhe atyre të transportit publik.
Pasdite parlamenti i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për këtë cështje. NISMËTARI i debatit, kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se është koha që këto shqetësime të marrin përgjigje konkrete.
“Rangimi në krye të listës së qyteteve më të ndotura të kryeqytetit tonë është një gjē që duhet të na alarmojë të gjithëve. Ne i kuptojmë përgjegjsitë e ndara institucionale por kjo nuk na krijon komoditetin që ta hedhim fajin dhe përgjegjsinë as vetëm te një komunë as vetëm te qeveria por duhet të marrim përgjegjësi të gjithë bashkërisht”, tha zoti Veseli.
Dardan Sejdiu nga Vetëvendosja, shpalosi propozimet për daljen nga situata.
“Propozimi i parë: sipas një studimi që ështē bërë, me 24 milionë euro shtesë mund të dyfishohet kapaciteti i koogjenerimit nga 140 megavat energji termike që tash i përdorim, në 280 megavat energji termike. Ky dyfishim i kapaciteteve do t’i munësonte termokosit që të bëjë lidhjen me 180 mijë konsumatorë, pra dyfishim prej 90 mijë sosh sa i kemi tani”, tha zoti Sejdiu.
Në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë çdo vjet mbi 6 milionë njerëz vdesin nga pasojat e ajrit të ndotur dhe miliona të tjerë vdesin si pasojë e dëmtimeve tjera që ndodhin në mjedisin jetësor. Përveç kushteve atmosferike, termocentraleve të vjetra dhe gazrave që lëshojnë veturat e vjetra në qarkullim, një faktor tjetër i ndotjes në Prishtinë është konstatuar të jetë edhe ngrohja me lëndë djegëse, siç është qymyri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG