Lidhje

Princi Charles në Kosovë


Princi britanik, Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla. arritën të premten në Prishtinë për një vizitë në Kosovë, në kuadër të një turneu që janë duke zhvilluar në rajonin e Ballkanit.

Lartmadhëritë e tyre u pritën më ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Të shtunën, çifti nga familja mbretërore britanike, pritet të zhvillojë takime në Kosovë me udhëheqësit më të lartë shtetëror si dhe të vizitojë disa pjesë të tjera përfshirë edhe qytetin e Prizrenit.

Ata shkuan në Prishtinë pas vizitave në Kroaci, Mal të Zi e Serbi, gjatë të cilave Princi Charles, bëri thirrje për ripajtim dhe që kombet të punojnë për paqe e të mos mbeten peng i historisë së trazuar të rajonit.

Vizita e çiftit mbretëror ndodhë në në periudhë shqetësimesh se tensionet në Ballkan mund të rriten nga kriza e migruesve.

Diplomati britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, tha se vizita e ciftit mbretëror në Kosovë është shenjë partneriteti dhe bartë me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe besimeve përmes dialogut.

Princi Charles kishte vizituar Kosovën në shtator të vitit 1999 pak muaj pasi që ndërhyrja e trupave të NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Roli i Britanisë së Madhe në Kosovë vlerësohet me rëndësi për proceset që çuan në çlirimin e saj në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG