Lidhje

Kosovë: Akuzë për terrorizëm


Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të hënën një aktakuzë kundër një qytetari nga Gjakova, nën dyshimet për veprën penale, "organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist në tentativë".

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se "për të pandehurin B.U. ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupit – organizatës terroriste, të quajtur ISIS, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri".

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth akuzës

Sipas autoriteteve rreth 317 veta nga Kosova besohet se kanë marrë pjesë në konfliktet në lindjen e mesme, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Besohet se mbi 60 veta kanë humbur jetën në zonat e konfliktit, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash mbi 40 janë dënuar nga gjykatat.

XS
SM
MD
LG