Mijëra veta protestuan sot në Prishtinë kundër proceseve gjyqësore që po zhvillohen ndaj pjesëtarëve e drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshimet për përfshirje në krime lufte.
Protesta e sotme u organizua pak ditë pasi që Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ngriti aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë personave nën dyshimet për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve dhe vrasje, të cilat pretendohet se mund të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt në vitin 1998.
Në mesin e të akuzuarve janë ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i njohur me emrin e luftës Sulltani, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë dhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ish komandant i zonës së parë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Flamur Spahiu nga Këshilli Organizativ i Protestës i bëri thirrje misionit të EULEX-it t’u jap fund, siç tha, padrejtësive ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me këtë protestë paqësore ne dërgojmë mesazh të qartë te misioni i EULEX-it dhe te bashkësia ndërkombëtare që me këtë qasje të misionit të EULEX-it, i cili është i ftuar këtu që të mbikëqyr institucionet dhe drejtësinë, ata nuk po e bëjnë këtë, ata po e degradojnë drejtësinë në Republikën e Kosovës. Ne i bëjmë ftesë që të lirohen pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.
Muharrem Xhemajli nga Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare tha se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të mbrojtur vlerat e saj.
“Çdo kush që organizon protesta apo forma të tjera për mbrojtjen e vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne do të jemi në mbështetje, ndërsa ne si organizatë e veteranëve jemi duke biseduar me strukturat e brendshme për të shikuar mënyrat dhe format e organizimit në të ardhmen për mbrojtjen e vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.