Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se do të vizitojë Kosovën dhe se në bisedimet e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi është thënë qartë se kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet nga askush. Por, ai tha se nuk do të marrë pjesë në tubimet klasike partiake.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi që paralajmëroi se javën që vjen do të qëndrojë në Kosovë për të mbështetur pjesëmarrjen sa më të gjerë të serbëve në zgjedhjet për pushtetin komunal që mbahen më tre nëntor.
Javën e kaluar ai kërcënoi se mund të tërhiqet nga bisedimet me Kosovën nëse Prishtina nuk lejon vizitat e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë gjatë fushatës për zgjedhjet komunale.
Të hënën të dy kryeministrat u takuan me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton për të tejkaluar situatën e krijuar.
Të martën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se tha se nuk do të lejohen vizita me karakter elektoral të zyrtarëve të Beogradit në Kosovë, ndërsa nuk do të pengohen vizitat që mund të kenë karakter fetar.
Kryeministri i Serbisë tha se shteti serb ka interes të thërras qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe me këtë të marrë pjesë në fushatë.
“Por, natyrisht që funksionarët shtetërorë nuk do të marrin pjesë në tubimet klasike partiake”.
“Forma është e parëndësishme. Me rëndësi është që të jemi me popullin tonë dhe ta ftojmë që të dalë në zgjedhje”, tha kryeministri serb.
Vizita e zyrtarëve të Beogradit organizohen asisoj që kërkesa shtrohet në zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd e cila pastaj atë kërkesë e dërgon tek zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Kjo e fundit kërkesën e parashtron tek qeveria e Kosovës dhe përgjigja kthehet nëpër rrugën e njëjtë. Kjo rrugë nuk respektohet gjatë vizitave të zyrtarëve serbë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës. Në atë zonë sot po qëndron ministri serb Aleksandër Vulin për të nxitur përfshirjen e serbëve në zgjedhjet e tre nëntorit.
Përfshirja e tyre në këto zgjedhje ishte pjesë e marrëveshjes së arritur në muajin prill ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.