Lidhje

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç në Kosovë


Ai u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen më tre nëntor

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, u bëri thirrje sot serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen më tre nëntor dhe të votojnë për ato forca që kanë politikë të njëjtë me Beogradin.

Ai i bëri këto komente në manastirin mesjetar të Graçanicës, pak kilometra larg Prishtinës gjatë një vizite me lejen e qeverisë së Kosovës e cila e ka vlerësuar si vizitë me karakter fetar. Ai u tha qytetarëve serb të mbledhur në oborrin e manastirit se vizita e çdo serbi në Kosovë është pelegrinazh, meqë për ta Kosova është tokë e shenjtë.
Kryeministr serb në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Ndonëse deklaroi se nuk është punë e tij të marrë pjesë në tubimet partiake, ai tha se është e qartë se kë e mbështetet Serbia, e cila ka përkrahur krijimin e Nismës Qytetare serbe, e cila mbajti tubim në Gracanicë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të dalin në zgjedhje për të fituar pushtetin aty ku jetojnë serbët.

Mjaft kemi pasur humbje në Kosovë. Na duhet fitorja. Për këtë arsye nga ju kërkoj fitoren në zgjedhjet lokale në Kosovë. Kjo nuk është fitore për Listën serbe. Kjo është fitore për bashkimin”, tha kryeministri serb.

Në fillim të tetorit Prishtina nuk i lejoi vizitën në Kosovë kryeministrit serb i cili më pas u kërcënua se do të ndërpresë bisedimet me Kosovën. Situata e krijuar bëri që Bashkimi Evropian të organizojë një takim të ri ndërmjet tij dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha se do të lejohen vizitat me karakter fetar dhe humanitar të zyrtarëve të Serbisë, por jo edhe përfshirja e tyre në fushatën për zgjedhjet e tre nëntorit.

Kryeministri serb tha sot se e ka respektuar marrëveshjen për mënyrën e vizitave në Kosovë, pavarësisht se nuk pajtohet me qëndrimet e Prishtinës, por nuk synon që të nxisë çfarëdo problemesh dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në tubimin e nismës qytetare serbe. Ai tha se Serbia dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën por nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj sa.

Ne Kosovën nuk e shohim i shtet por si një territor të veçantë dhe duam që aty të normalizohet jeta sa më shumë që është e mundur”, tha kryeministri serb.

Në prill të këtij viti kryeministrat Thaçi e Daçiç arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja parasheh edhe përfshirjen e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe për herë të parë në zgjedhjet për pushtetin komunal, pas të cilave, do të krijohet bashkësia e komunave serbe me një shkallë të gjerë autonomie.
XS
SM
MD
LG