Lidhje

Incidente në kufirin Kosovë – Serbi


Autoritetet serbe thanë se një oficer i xhandarmërisë është vrarë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Policia serbe tha se grupe shqiptarësh që po prisnin dru në pjesën serbe të kufirit qëlluan mbi xhandarmërinë duke plagosur rëndë një pjesëtar të saj, i cili më vonë vdiq nga plagët e marra.

Policia e Kosovës nuk ka informacione më të hollësishme, por ajo është informuar nga familjarët se një shqiptar është plagosur dhe ai gjendet në duart e autoriteteve serbe, ndërsa ende nuk dihet për fatin e Fatmir Mehmetit nga fshati Dumnicë i komunës së Podujevës, rreth 40 kilometra në veri të Prishtinës.

Ministria serbe e punëve të brendshme tha se ka dërguar njësi shtesë në kufirin më Kosovën.

Incidenti u dënua nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, të cilët u bënë thirrje autoriteteve që të shtojnë kontrollin me qëllim që të ndalojnë prerjen e paligjshmet të pyjeve në zonën kufitare.

Prerja e paligjshme e druve është dëm i madh ekologjik e ekonomik për rajonin dhe çka është më me rëndësi, mund të nxisë dhunë dhe përleshje ndëretnike”.

KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në pajtim me mandatin e tij dhe brenda mundësive është duke vepruar që të ndihmojë normalizimin e situatës”, thuhet në një komunikatë për medie.

XS
SM
MD
LG