Ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, në takimin e parë me zyrtarët e Bashkimit Evropian u përballë me kërkesën që të hiqen tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë vazhdimit të bisedimeve. Me gjithë kërkesat e shumta, qeveria e Kosovës vazhdon të mbrojë vendimin e saj ndërsa kërkon që kjo çështje të përfshihet si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Qasja e autoriteteve ndaj procesit të bisedimeve po vazhdon të kritikohet nga opozita e cila po bën thirrje që Kosova në Bruksel të përfaqësohet nga një qeveri me përkrahje të gjerë, që mund të dalë nga zgjedhjet e reja. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.
Embed
share
Embed
share
The code has been copied to your clipboard.
The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available
Direct link