Lidhje

Kosovë: Dëmtohet një pllakë përkujtimore kushtuar 14 serbëve të vrarë më 1999


Persona të panjohur kanë dëmtuar një pllakë përkujtimore kushtuar 14 serbëve të vrarë në një fshat në jug të Prishtinës.

Policia tha se nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të dëmtimit të pllakës në fshatin Grackë e Vjetër të komunës së Lipjanit.

Mediet lokale thanë se afër pllakës ishte shkruar fjala "Hakmarrje". Pllaka përkujtimore u ishte kushtuar 14 buqëve serbë të vrarë në rrethana të paqarta në korrik të vitit 1999.

Dëmtimi i pllakës u dënua nga Lista Serbë që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës.

Ndaj këtij incidenti reagoi edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, sipas të cilit incidente të tilla "mund të ndikojnë në rritjen e ndjenjës së pasigurisë tek banorët e fshatit si dhe në marrëdhëniet ndëretnike, të cilat kohëve të fundit kanë qenë dukshëm të përmirësuara".

Pllaka përkujtimore ishte vizituar më 20 korrik nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nxitit reagime të shumta me këtë vizitë.

Përfaqësues të serbëve në këtë fshat reaguan me zemërim duke kërkuar që presidenti të angazhohet për ndriçimin e asaj çfarë kishte ndodhur korrik të vitit 1999 dhe jo të "hedhë kripë në plagën e familjarëve".

Presidenti Thaçi u kritikua nga një pjesë e opinionit shqiptar që e cilësoi se ishte gabim një vizitë e tillë në një vend ku thuhet se ta varët ishin viktimat të "terrorit shqiptarë dhe agresionit të NATO-s".

XS
SM
MD
LG