Lidhje

Sllovenia mbështet marrëveshjet Kosovë-Serbi


Presidenti slloven Borut Pahor tha në Prishtinë se bisedimet Kosovë - Serbi, janë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha në Prishtinë se marrëveshjet Kosovë Serbi janë arritje të rëndësishme të maturisë dhe guximit e vullnetit politik të të dyja palëve. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës dyditëshe që po i bën Kosovës me ftesë të presidentes së saj, Atifete Jahjaga. Ajo tha se me presidentin Pahor, janë diskutuar çështje të interesit të ndërsjellë por edhe të çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet në rajon...

E njoftova presidentin Pahor për qëndrimet parimore të institucioneve të Republikës së Kosovës që të gjitha çështjet të zgjidhen përmes mirëkuptimit dhe përmes dialogut dhe duke respektuar normat dhe praktikat evropiane dhe ato ndërkombëtare. Theksova se dialogu që po zhvillohet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, nuk ka alternativë tjetër vetëm në mënyrë të barabartë si shtete sovrane dhe duke pas respekt të ndërsjellë mund t’i normalizojmë marrëdhëniet mes dy shteteve tona dhe kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha presidentja Jahjaga.

Duke i vlerësuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Pahor, tha se ato janë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve...

Dua të them se kjo është një nga çështjet me pozitive, arritje më mbresëlënëse e maturisë, guximit dhe vullnetit politik, për zgjidhjen paqësore dhe çështjeve të hapura në Ballkanin perëndimor”, tha presidenti Pahor, duke nënvizuar se “për Evropën në këto kohë shumë të vështira lajmi se një problem aq madhor rregullohet me një mençuri guxim politik dhe mirëkuptim është një mendim pozitiv për të zgjidhur edhe probleme të tjera që janë në agjendën evropiane dhe botërore”.

Presidentët thanë se Sllovenia dhe Kosova janë shembull i mirë i bashkëpunimit dhe faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie.

Sllovenia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG