Federata Evropiane e Futbollit vendosi që Kosova të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, që mbahet më 2018 në Rusi. Ajo do të jetë pjesë e grupit I pasi që UEFA vendosi se Kosova nuk mund të luajë kundër Bosnjë e Hercegovinës për shkaqe sigurie.
UEFA vendosi që Kosova të jetë pjesë e grupit me Kroacinë, Ukrainën, Islandën, Turqinë dhe Finlandën.
Ndeshjen e parë Kosova pritat ta luajë me Finlandën me 5 shtator.
Kosova dhe Gjibraltari u pranuan anëtare të reja të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit muajin e kaluar dhe do të përfshihen në kualifikimet për Kupën e Botës që fillojnë në muajin shtator.
Gjibraltari do t'u bashkohet pesë ekipeve në grupin H, që përfshinë Bosnjë e Hercegovinën, Belgjikën, Greqinë, Qipron dhe Estoninë.
UEFA tha se ekipet e Serbisë nuk duhet të luajnë me ekipet e Kosovës në garat e ardhshme.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.