Lidhje

Kosovë: Filloi viti i ri shkollor


Mbi 400 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, filluan sot vitin e ri shkollor

Rreth 420 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor në rreth një mijë objekte shkollore. Ministria e Arsimit thotë se janë bërë përgatitje të mira për një vit të mbarë, kur për herë të parë mësimet i filluan rreth 30 mijë fillorist.

Udhëheqës të institucioneve të Kosovës përgëzuan nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke nënvizuar përkushtimin për ngritjen e cilësisë së mësimit dhe përmirësimit të kushteve të punës.

Edhe më tej sistemi shkollor në Kosovë, përballet më vështirësi, shkolla të mbipopulluara, ku mësimi zhvillohet në klasë me më shumë se 45 nënës dhe më disa ndërrime si dhe me gjendje jo të mirë të personelit arsimor.

Po ashtu, sistemi arsimor vazhdon të jetë i ndarë në baza etnike. Shkollat më mësim në gjuhën serbe, vazhdojnë të funksionojnë ne bazë të planeve dhe programeve të hartuara nga autoritetet në Serbi dhe të paguhen nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG