Lidhje

Kosova nderon ushtarët amerikanë


Një pllakë përkujtimore është ngritur ne Prizren në kujtim të dy pilotëve amerikanë që humbën jetën gjatë luftës së vitit 1999

Në Prizren, në Kosovën jugore, të hënën është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, që humbën jetën gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Të dy ata ishin pilotë të një helikopteri amerikan që u rrëzua gjatë një misioni në afërsi të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 1999

Në një ceremoni me rastin e përurimit të kësaj pllake, në të cilën mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u vlerësua lartë sakrifica e ushtarëve amerikan për lirinë e Kosovës.

Ceremonia ishte pjesë e veprimtarive përkujtimore për pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara që kanë humbur jetën në shërbim.

Qindra trupa amerikane shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s të cilat u vendosën në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
XS
SM
MD
LG