Lidhje

Tetë vjet heqje lirie për krime lufte


Një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtor një pjesëtarë të komunitetit serb për krime kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, dënoi me tetë vjet heqje lirie një pjesëtar të komunitetit serb nën akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile.

Ivan Radivojeviç, akuzohej për keqtrajtimin e 40 shqiptarëve në stacionin e autobusëve në Fushë-Kosovë afër Prishtinës gjatë luftës në Kosovë.

Sipas akuzës, forcat serbe, në të cilat bënte pjesë edhe i dënuari, kishin ndarë burrat nga gratë e fëmijët më 26 mars 1999, disa prej të cilëve ishin gjetur pas luftës në një varrezë masive.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG