Lidhje

Kosova pret të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 në muajin shkurt


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të mërkurën se në muajin shkurt pritet të arrijnë vaksinat e para në vend dhe që atëherë 20 mijë qytetarë do të vaksinohen çdo ditë kundër COVID-19.

“Fillimisht vaksinohen mjekët dhe stafi shëndetësor duke qenë se këta janë në ballë të pandemisë, mandej personat mbi moshën 65 vjeç duke filluar nga më të moshuarit e duke ardhur më poshtë, pastaj personat që kanë rrezikshmëri të lartë”, tha kryeministri Hoti.

Ai tha se nga buxheti i miratuar për vitin 2021 janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksina.

Kosova pret të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 në muajin shkurt
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

“Dje janë konkretizuar bisedat me Pfizer për 535 mijë vaksina, janë konkretizuar gjithashtu edhe bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina, dhe me COVAX më herët janë kryer të gjitha procedurat e aplikimit për 720 mijë vaksina”, tha kryeministri Hoti.

Qeveria e zotit Hoti është kritikuar për vonesa në sigurimin e vaksinës, por ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha sot se “krahas aplikimit zyrtar më herët është bërë edhe aplikimi për asistencë teknike me qëllim të rritjes së kapaciteteve për administrim korrekt të vaksinës pas ardhjes së saj në Kosovë, që do të thotë ruajtjes, shpërndarjes dhe dhënies së saj te qytetarët me prioritet, të cilët janë caktuar me qëllim të vaksinimit sa më të suksesshëm”, tha ai.

Kosova nga përhapja e pandemisë në mars të vitit të kaluar deri të martën regjistroi 52 mijë e 634 të prekur nga COVID-19, ndërsa një mijë 357 persona kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG