Lidhje

Ministri grek Koxias, takime në Shkup për emrin e Maqedonisë


Ministri grek Koxias takime në Shkup për emrin e Maqedonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Ministri grek i Punëve të jashtme Nikos Koxias dhe kolegu i tij maqedonas Nikolla Dimitrov kanë shpeshtuar takimet në pak muajt e fundit në përpjekje për t’i dhënë fund problemit më shumë se dy-dekadash të emrit të Maqedonisë. Zoti Koxias erdhi mbrëmë me aeroplan në aeroportin që ndryshoi emrin nga Aleksandri i Madh në Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, si parakusht i asaj që Athina kërkon prej Shkupit heqjen dorë nga irredentizmi.

Ministri grek Koxias takime në Shkup për emrin e Maqedonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Dy ministrat nuk dhanë hollësi lidhur me propozimet e njërës apo palës tjetër, ndërkohë që Shkupi duket se nuk do të pranojë një emër të përbërë të papërkthyeshëm në gjuhët kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Megjithëse ministrat nuk e thanë, ky emër mund të ishte Gornamakedonija si një fjalë e vetme, e ngjitur, që në shqip i bie Maqedonia e Epërme, për çka është përfolur, sidomos nga media në Athinë prej disa javësh.

Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias tha se ndryshimet në kushtetutën e vendit fqinj nuk duhet vlerësuar si një gjë e tmerrshme.

“Edhe ne në Greqi bëjmë ndryshime kushtetuese, ndryshimi moral është ai që do t’i plotësojë kërkest e të dyja palëve që mendojnë për një të ardhme më të mirë”, u shpreh kryediplomati grek, duke shtuar se vendi i tij nuk kërkon shkatërrimin e fqinjit të vet.

Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov tha se do ta kishte tepër të vështirë për t’ia shpjeguar popullit maqedonas se si mund të pranohej një emër i tillë ku mezi do të dëgjohej emri Maqedoni, ndërkohë që theksoi se në referencën aktuale që është Republika Ish-jugosllave e Maqedonisë, qëndron emri Maqedoni.

Nikos Koxias u prit edhe nga kryeministri Zoran Zaev, nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ndërsa pati takime edhe me Hristijan Mickovskin e VMRO-DPMNE-së dhe me Ali Ahmetin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Derisa Koxias qëndronte në Ministrinë e jashtme në Shkup, jo më shumë se njëzet protestues maqedonas ishin tubuar për të kundërshtruar ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Forca të shumta speciale, ndërkaq ishin angazhuar për sigurinë e vizitës së ministrit grek.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG