Lidhje

KQZ rrëzon LSI-në për mandantin e Kukësit


Nuk merret parasysh kërkesa për rivotim në 15 qendra. Vendimi me katër vota nga 5 që përcakton Kodi Zgjedhor

Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Lëvizjes socialiste për Integrim për rezultatin në qarkun e Kukësit ku ajo pretendon një mandate Komisioni e konsideroi të pambështetur kërkesën për rinumërim në të paktën 15 qendra votimi ku sipas përfaqësuesit të LSI-së rezultatet elektronike nuk përputhen me ato në tabelat e komisioneve zonale.

Anëtarët e komisionit thanë se as pamjet filmike të sjella si provë për parregullsi nuk mund të merreshin në konsideratë përsa kohë në dokumentacionin zgjedhor nuk ka asnjë ankesë nga përfaqësuesit e palëve. Për vetëm 15 vota më pak mandate i katërt i Kukësit i kaloi të djathtës.

Vendime të tilla kërkojnë sipas Kodit zgjedhor, një shumicë të cilësuar me të paktën 5 vota, megjithatë katër anëtarët e KQZ-s votuan për të rrëzuar kërkesën e LSI-së. Cështja tani pritet t’i kalojë Kolegjit zgjedhor, ashtu sikundër edhe ankimimi i socialistëve për një mandat në Lezhë, i cili javën e shkuar, me vendim të KQZ-s ju hoq të majtës dhe kaloi në favor të koalicionit të djathtë.
XS
SM
MD
LG