Lidhje

Kroaci, Vazhdon dyndja e refugjatëve


Mijëra refugjatë dhe emigrantë vazhduan të arrijnë sot në Kroaci.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme kroate tha se që nga mesnata, mbërritën 3.400 persona, përveç 8400 të tjerëve që arritën të dielën.

Në kampin e refugjatëve të Opatovacit pranë kufirit me Serbinë, të ardhurit prisnin për t'u regjistruar dhe për të vazhduar udhëtimin drejt Evropës Perëndimore.

Sipas policisë një grua 63-vjeçare nga Afganistani vdiq të shtunën në këtë kamp për shkaqe natyrore.

XS
SM
MD
LG