Lidhje

Gjurmët e luftës në Vukovar


Danubi është një ndarje natyrore mes njerëzve që jetojnë në të dy anët e këtij lumi të madh që kalon përmes Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai ka qenë gjithashtu një kufi gjeografik me rëndësi për luftërat dhe konfliktet në vendet përgjatë tij, përfshirë edhe vendet ballkanike.

Lufta e Ballkanit në vitet 90’ u shoqërua me konflikte serioze në të dy anët e Danubit. Qyteti piktoresk i Vukovarit ishte skenë e konflikteve të ashpra mes kroatëve dhe serbëve.

Tashmë një brez më pas, plagët e asj lufte janë ende të dukshme në shumë ndërtesa të qytetit. Ky qytet port u bë simbol i përpjekjeve për pavarësi dhe ndarjet etnike gjatë konfliktit që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Në një pjesë të tij, Danubi është kufiri natyror midis Kroacisë dhe Serbisë.

Në luftën e viteve 90’, qyteti pësoi dëmet më të rënda, duke u shdërruar praktikisht në rënojë gjatë bombardimit 87 ditësh nga ushtria jugosllave e udhëhequr nga Serbia. Edhe sot, ky qytet port me rrugët e tij dikur të bukura dhe plot gjallëri mbetet e shkatërruar edhe sot pas mëse 20 vjetësh. Po ashtu edhe ekonomia dhe komuniteti shumëetnik i qytetet mbetet të dëmtuara sëbashku me rënojat.

Papunësia në Vukovar është në nivelin e 40 përqindëshit. Të rinjëtë e qytetit e kalojnë jetën duke kërkuar punë dhe ndarjet etnike i pengojnë njerëzit të fillojnë biznese. Marijan Eviç ka vënë në shitje fabrikën e tij të tjegullave. Ai thotë se lufta ka sjellë ndarje që nuk janë shëruar ende.

"Disa njerëz i shikojnë gjithë të tjerët si armiq, për shkak të luftës. Nuk ka asnjë rëndësi se pse ke ardhur në këtë qytet dhe kur ke ardhur, nëse ke para apo ide të mira. Njerëzit janë të ndarë, jo në blloqe, por me rrugë, dhe jo vetëm në linja etnike”.

Megjithëse Kroacia ka investuar shumë në ripërtëritjet e Vukovarit, përfshirë edhe portin e tij në brigjet e Danubit, mëkëmbja është e ngadalëshme dhe puthuasje e padukëshme për popullatën e qytetit.

Me hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian në korrik si vendi i tij i 28-të, kufiri i vendit në Danub është edhe kufiri më lindor i bllokut në Ballkan, por ende nuk ka shenja për shtimin e tregtisë dhe hapjen e bizneseve të reja. Ata që përpiqen të bëjnë biznes thonë se disa ndarje është e pamundur të kapërcehen. Një prej tyre është edhe kamarjerja Jasenka Pajiç.

"Nuk ka punë në Vukovar dhe po arrite të gjesh, paga është shumë e ulët. Të rinjtë nuk kanë punë, prandaj edhe po ikin. Rrogat janë në minimum”.

Kohët e fundit, në qytet shpërthyen demonstratat pasi autoritetet vunë tabela me alfabetin cirilik serb. Tabelat dy gjuhëshe në kroatisht me alfabetin latin dhe atë serb cirilik janë në përputhje me ligjin e vendit për të drejtat e pakicave. Megjithatë, veteranët e luftës nga Vukovari thonë se tabelat me alfabetin cirilik ofendojnë viktimat kroate të luftës.
XS
SM
MD
LG