Lidhje

Kryeministri i Turqisë zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Kinë, ku po takohet me zyrtarët më të lartë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe politike.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri turk në Kinë prej 27 vjetësh.Zotit Erdogan iu rezervua në Pekin një pritje me tapet të kuq.

Programi për sot përfshinte takime me presidentin Hu Jintao, Kryeministrin Wen Jiabao dhe zv presidentin Xi Jinping. Ministri turk i Energjisë Taner Yildiz thotë se gjatë vizitës së zotit Erdogan qeveria do të vendosë nëse Kina do të ftohet për ndërtimin e një centrali bërthamor në bregun e Detit të Zi.

Të dyja palët janë të vendosura që, gjatë vizitës të finalizojnë bisedimet për ndërtimin e centralit. Para se të shkonte në Pekin, zoti Erdogan në krye të një delegacioni prej 300 biznesmenësh, vizitoi dje rajonin e Sinkiangut në pjesën perëndimore të Kinës. Në këtë zonë me tensione banon pakica ujgure që është etnikisht e lidhur me turqit.

XS
SM
MD
LG